Zyrtarisht Kamenica apo ndryshe në popull njihet edhe si Dardana. Është një qytezë me 7331 banorë (sipas ASK, 2011), të shtrirë në 4 lagje: Qendra, Ҫamëria, Malësia dhe Iliria. Kamenica shtrihet në lindje të Kosovës. Ajo kufizohet me fshatrat e saj: Berivojcë, Moҫar, Grizimë, Hajnoc, Ruboc dhe Gogolloc. Gjithashtu kufizohet dhe me fshatrat e komunës së Novobërdës(Artanës): Miganoc dhe Bushincë.

Në Kamenicë janë të vendosura institucionet komunale, pra Zyra e Kryetarit, Drejtoritë dhe Kuvendi Komunal.

Gjithashtu janë të vendosura: Qendra e Regjistrimit Civil dhe Automjeteve, Stacioni Policor, Spitali, njësia e Kamenicës për menaxhimin e kanalizimit dhe ujësjellësit “KRU Hidromorava, dega e Gjykatës Themelore të Gjilanit dhe Zyra Postare.

 Në Kamenicë gjinden gjithashtu Shtëpia e Kulturës, Fusha e futbollit që i plotëson nevojat bazike për futboll profesional. Shkolla e Mesme Profesionale, Gjimnazi, 3 shkolla fillore & të mesme të ulëta dhe ҫerdhja.

Kamenica.Net - funksionon në kuadër të organizatës Kamenica regjistruar pranë Departamentit për OJQ me nr: 5119100-5 Ndalohet kopjimi i materialit / Kontakto në info@kamenica.net paraprakisht.