SHFMU "Xhavit Ahmeti" gjindet në qendër të fshatit Hodonoc, në rrugën "Xhafer Shala".

Shkolla ka një sipërfaqe bruto prej 4889 m/2. Ajo ka 10 klasë mësimi, një sallë të improvizuar të Edukatës fizike, 3 kabinete ( Për informatikë, biologji, gjeografi), sallë të mësimdhënësve, dhe një zyre të drejtorisë.

Në këtë shkollë nxënësit vijojnë mësimin nga parafillorët deri në klasën e IX. Sipas regjistrimit të vitit shkollor 2020/21 shkolla ka 153 nxënës, 67 djem dhe 87 vjaza.

Shkolla udhëhiqet nga drejtoresha Sofije Krasniqi

Historiku i shkollës në fshatin Hodonoc (Shkrimi i më poshtëm është pjesë e shkëputur nga Arkivet shkollore)


Zilja e parë e shkollës kishte cingëruar qysh gjatë vitit 1930, kur atëherë pothuajse shumica e popullsisë shqiptare ishin analfabetë, që nuk dinin shkrim-lexim.

Paralelja e parë ishte e hapur në fshatin Hodonoc, në këtë shkollë ishin të regjistruar gjithsej 23 nxënës, 21 djem dhe 2 vajza. Mësimi në këtë shkollë zhvillohej në gjuhën serbo-kroate.

Ishte një shkollë e përbërë nga dy dhoma mësimi ku kushtet mësimore ishin tejet të vështira, ose më mirë të themi, mësimi zhvillohej në mënyrë klasike më primitive.

Mirëpo, nga viti në vit numri i nx. shkonte duke u shtuar me përmasa më të mëdha, sa që në fund të vitit 1940 kjo shkollë numëronte më se 90 nxënës.

Mësuesi i parë në Hodonoc më 1946 u emërua Nazif Jusufi nga Lloshkobara e Ferizajit, u lind më 1918, i cili njëkohësisht ishte edhe drejtor i shkollës.

Dëshira e flakët e prindërve për t`i shkolluar fëmijët e tyre u pa qysh në fillim të asaj dekade, edhe pse dihej mirë që mësimi nuk ishte i detyrueshëm.

Mirëpo në vitin 1940, kjo shkollë mbyllet, nga se në vendin tonë fillon LNC (Lufta nacional çlirimtare) për çlirimin e vendit nga okupatori.

Kështu që katër vite nuk funksionoi kjo shkollë.

Pas ngadhënjimit mbi fashizmin dhe çlirimin e vendit në fillim të vitit 1945, hapet shkolla e parë në gjuhën shqipe fshatin Rogaçicë.

Në fillim në këtë shkollë ndiqnin mësimin një numër i vogël nxënësish, por më vonë numri i tyre shkonte gjithnjë duke u shtuar, sa që gjatë viteve 1950-1951, duke e parë të arsyeshme hapet klasa e pestë dhe më vonë bëhet tetëvjeçare e plotë.

Mësuesi i parë ka qenë Xhevat Alija nga Gjilani, në vitin shkollor 1945/46.
Sot shkolla jonë mban emrin Shkolla fillore “Një maji”, këtë emër mori në vitin 1957.
Paralelet e ndara gjenden në fshatrat: Karaҫevë tetëvjeçare e plot, Hodonoc katër klasëshe edhe në gjuhën serbokroate e kombinuar me katër klasë.

Kamenica.Net - funksionon në kuadër të organizatës Kamenica regjistruar pranë Departamentit për OJQ me nr: 5119100-5 Ndalohet kopjimi i materialit / Kontakto në info@kamenica.net paraprakisht.