Fshati Novosellë bënë pjesë në grupin e fshatrave të vegjël të komunës së Kamenicës me 311 banorë sipas ASK (2011).

Kufizohet me fshatrat Hodonoc, Rogoҫicë, Karaҫevë e Epërme, Karaҫevë e Poshtme ndërsa në pjesën tjetër me shtetin e Serbisë, por përsëri kufizohet me fshatra shqiptare.

Rruga kalon në mes të fshatit Novosellë. Nga fshati Rogaҫicë rruga kryesore “SEJDI KRYEZIU”, në fshat vazhdon të njihet si “EGNATIA”. Ajo lidhet me fshatin Karaҫevë e Poshtme.Fshati ka gjithashtu 3 rrugë dytësore të emruara, që do i gjeni më poshtë me gjitha detajet përcjellëse.

Shkolla. Fshati nuk ka shkollë. Fëmijët e fshatit vijojnë mësimin në shkollën e fshatit më të afërm, Rogoҫicë, në SH.F “Metush Krasniqi”

Xhamia e fshatit gjindet pranë rrugës kryesore “EGNATIA“.

Për më shumë informata rreth infrastrukturës dhe xhamisë klikoni në butonat më poshtë.

Kamenica.Net - funksionon në kuadër të organizatës Kamenica regjistruar pranë Departamentit për OJQ me nr: 5119100-5 Ndalohet kopjimi i materialit / Kontakto në info@kamenica.net paraprakisht.