Fshati Hodonoc është i treti për nga numri i banorëve me 2446 banorë dhe bënë pjesë në grupin e fshatrave të më mëdha të Kamenicës.

 Kufizohet me fshatrat, Domaroc, Topanicë, Bllatë, Muҫiverc, Rogoҫicë dhe Novosellë ndërsa në pjesën tjetër me shtetin e Serbisë, por përsëri kufizohet me fshatra shqiptare.

 Rruga rajonale kalon në mes të fshatit Hodonoc. Rruga rajonale nga fshati Domaroc, deri te parku i fshatit njihet si “BRIGADA 126 HASI”, nga aty vazhdon të njihet si “BRIGADA 128 SALI SARAMATI” deri te Xhamia e Fshatit, dhe pastaj vazhdon të njihet si “BRIGADA 134 BEDRI SHALA” deri në hyrje të fshatit Rogoҫicë. Gjithashtu fshati ka 35 rrugë dytësore të emruara, që do i gjeni më poshtë me gjitha detajet përcjellëse.

 Shkolla gjindet në rrugën “Xhafer Shala”,ajo i shërben nxënësve nga parafillorët deri në klasën e IX.

 Xhamitë e fshatit janë:  Xhamia e Fshatit” dhe “Xhamia Muhaxhere”

Klubi i Badmintonit në fshat është aktiv dhe shumë i suksesshëm. Është pjesë e garave kombëtare dhe ndërkombtare. 

 Për më shumë informata rreth shkollës, infrastrukturës, xhamive, klubit të badmintonit dhe amulancës klikoni në butonat më poshtë.

Kamenica.Net - funksionon në kuadër të organizatës Kamenica regjistruar pranë Departamentit për OJQ me nr: 5119100-5 Ndalohet kopjimi i materialit / Kontakto në info@kamenica.net paraprakisht.